Zyrtare: Bayern Munich blindon Comanin me kontratë afatgjate

Bayern Munich ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me francezin Kingsley Coman për zgjatjen e kontratës edhe për pesë vite e gjysmë.

Coman do të vazhdojë të mbetet pjesë e klubit nga Allienz Arena edhe për shumë vite, përkundër se flitej për një largim të tij.

VIDEO:

Është vet klubi bavarez që ka njoftuar vazhdimin e kontratës me yllin francez me anë të faqeve zyrtare.

“Kingsley Coman ka zgjatur kontratën e tij me FC Bayern, e cila fillimisht do të skadonte deri më 30 qershor 2023, deri në vitin 2027”.

“Francezi, 25 vjeç, nënshkroi në mënyrë të përhershme me kampionët rekord gjerman në vitin 2017 pas dy vitesh në huazim nga Juventus”.

“Ai shkroi histori me Bayernin kur shënoi golin e fitores në finalen e Ligës së Kampionëve 2020 kundër Paris Saint-Germain”, thuhet në njoftimin e Bayernit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Bayern Munich blindon Comanin me kontratë afatgjate appeared first on Telegrafi.