Zyrtare: Dukagjini e rikthen Melos Zenunajn nga Flamurtari

Melos Zenunaj është rikthyer përsëri tek klubi i qytetit, Dukagjini nga Klina.

Mbrojtësi ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës për tri vite e gjysmë, derisa ka vendosur të rikthehet në shtëpi.

VIDEO:

Është vet klubi klinas që ka zyrtarizuar marrëveshjen me Zenunajn, duke e prezantuar atë si lojtar të tyre dhe duke i uruar mirëseardhje.

Zenunaj luan në të gjitha pozitat e mbrojtjes, derisa pritet të jetë një përforcim shumë i mirë për trajnerin Armend Dallku. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Dukagjini e rikthen Melos Zenunajn nga Flamurtari appeared first on Telegrafi.