Zyrtare: Mourinho emërohet trajner i Romës

Roma ka njoftuar se Jose Mourinho do të jetë trajneri i tyre i ri për edicionin e ri.

Skuadra italiane e shkarkoi para pak çastesh Paulo Fionsecan për rezultate të dobëta, mirëpo do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

VIDEO:

Përmes një njoftimi, Roma ka bërë të ditur se Jose Mourinho ëhstë strategu i tyre i ri dhe do të marrë drejtimin e skuadrës menjëherë pas përfundimit të sezonit.

“Klubi është i kënaqur të njoftojë se është arritur një marrëveshje me Jose Mourinho që ai të bëhet trajneri ynë i ri përpara sezonit 2021-22”, thuhet në njoftimin e klubit.

Roma thuhej se do të merrte si trajner Maurizio Sarrin, mirëpo vendosën të shkonin për portugezin. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Mourinho emërohet trajner i Romës appeared first on Telegrafi.