Zyrtare: Newcastle kryen transferimin e dytë në epokën e re, nënshkruan me Chris Wood

Klubi anglez, Newcastle Unitedi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Cris Wood nga Burnley, duke u bërë nënshkrimi i dytë në epokën e pronarëve të rinj.

Ditë pozitive po vijnë për ‘Laraskat’, pasi sot (e enjte) kanë konfirmuar edhe transferimin e dytë në afatin kalimtar të janarit.

“Newcastle United është i kënaqur të konfirmojë nënshkrimin e sulmuesit të Zelandës së Re Chris Wood nga Burnley për një tarifë të pazbuluar”, thuhet në njoftimin e Newcastle.

VIDEO:

Wood ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare e gjysmë dhe arrin në kohë për t’u paraqitur në ndeshjen e së shtunës në Ligën Premier me Watford në St. James’ Park.

30-vjeçari bëhet nënshkrimi i dytë i ‘Magpies’ në afatin kalimtar të janarit pas ardhjes së mbrojtësit të krahut të Anglisë, Kieran Trippier nga Atletico Madrid.

Wood do të veshë fanellën me numër 20 – numrin e parë që ka veshur për vendin e tij.

Sulmuesi i lindur në Auckland ka shënuar 27 gola në 60 paraqitje ndërkombëtare.

“Kjo është një mundësi shumë emocionuese për mua dhe jam i kënaqur që jam lojtar i Neëcastle United”, ka thënë Wood pas nënshkrimit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Newcastle kryen transferimin e dytë në epokën e re, nënshkruan me Chris Wood appeared first on Telegrafi.