Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Lazios

Maurizio Sarri më në fund është rikthyer në profesionin e tij si trajner.

Trajneri italian ka arritur marrëveshje me Lazion, duke zëvendësuar kështu Simone Inzaghin.

VIDEO:

Inzaghi kaloi te Interi, pas largimit të Antonio Contes që u solli Nerazzurëve titullin e Serie A për afro dhjetë vitesh.

Sarri nënshkroi kontratë me Lazion deri në vitin 2023, duke qëndruar kështu për dy vite në Romë, por me mundësi vazhdimi.

Prezantimi i Lazios ishte diçka i bukur, pasi fillimisht e postoi një cigare në rrjetet sociale. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Sarri, trajner i ri i Lazios appeared first on Telegrafi.