Zyrtari i PDK-së: Gërvalla po vazhdon betejën kundër UÇK-së dhe ish-krerëve të saj

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryediplomaten Donika Gërvalla se po “vazhdon betejën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj”.

Sipas tij, këtë Gërvalla po e bën në koordinim me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, njofton Insajderi.

VIDEO:

“Këta tre persona, në kapacitete shterërore, po i shfrytëzojnë mundësitë që i kanë për të penguar drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë. Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Donika Schëarz, po pengojnë procesin.

Këta tre, nuk janë të paktën as të paanshëm çfarë mund të kërkohet në këtë proces, por kanë marrë qartësisht anë. Kjo treshe po dëmton me vetëdije, në çfarëdo forme, pozicionin e ish-drejtuesve të UÇK-së”, ka shkruar Gjoshi në profilin e tij në Facebook.

Reagimi i tij ka ardhur pak pasi Gresë Krasniqi, vajza e ish-kryeparlamentarit dhe njëherësh ish-zëdhënës i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka thënë se ministrja Gërvalla ua ka ndaluar që përmes ministrisë që ajo e drejton t’ua dërgojnë gjërat esenciale të paraburgosurve në Hagë./Insajderi.com