Zyrtari i PSD’së për fotot në Gërmi: Dyshja populliste Kurti-Osmani paskan vendosur ta festojnë 1 Prillin

Nol Nushi

Nol Nushi i PSD-së e ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe Vjosa Osmanin të cilët janë parë duke u argëtuar me fëmijët e tyre në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

VIDEO:

Nushi ka gjetur vërejtje te data në të cilën Kurti e Osmani kanë vendosur të dalin në Gërmi.

“Na tradicionalisht e festojme 1 Majin ne Gërmi. Kjo dyshja populliste, paskan zgjedhe me e festu 1 Prillin”, ka shkruar Nushi në Facebook.

Kurti në parkun e Gërmisë është parë i shoqëruar me bashkëshorten e tij, Ritën dhe vajzën, ndërsa Osmani ka qenë e shoqëruar me bashkëshortin e saj, Prindonin dhe dy vajzat.