Zyrtari i ushtrisë ruse përvetësoi 268 objekte në vlerë mbi 10 milionë dollarë

Konstantin Tombulov

Një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse, Konstantin Tombulov, po gjykohet nga gjykata e Rajonit të Moskës, pasi ndaj tij prokuroria ka ngritur akuza për përvetësimin e fondeve në vlerë prej 750 milionë rublave (mbi 10 milionë dollarë).

VIDEO:

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata po kërkon që Tombulov t’i kthej mbrapsht paret e përvetësuar dhe t’i konfiskohen pasuritë e fituara, raportojnë mediat ruse.

Prokuroria e Përgjithshme ngriti padi kundër zyrtarit në muajin prill. Ministria ruse e Mbrojtjes tha se në periudhën nga tetori 2000 deri në nëntor 2018, ndërsa shërbente në forcat e sigurisë, Tombulov përvetësoi 268 objekte të patundshmërisë, duke përfshirë apartamente, shtëpi dhe tokë. Në të njëjtën kohë, sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, të ardhurat totale të familjes së tij ishin 12 milionë rubla.

“Për të fshehur faktin e posedimit të burimeve të konsiderueshme financiare, pasuria në fjalë është regjistruar në emër të të afërmve dhe të besuarve. Nuk ka burime të ligjshme të ardhurash që do t’i mundësonin blerjen e pasurive të paluajtshme të regjistruara”, tha Prokuroria e Përgjithshme.

Komiteti Hetues përfundoi hetimin e tij për rastin Tombulov në shkurt 2021. Ai u akuzua për mashtrim, zhvatje, ryshfet dhe përvetësim si pjesë e një bande kriminale. Korrupsioni në rusi është endemik, sidomos në mesin e zyrtarëve të lartë dhe njerëzve të besuar të Putinit, presidentit autoritar. Putin, i pasuron brenda nate miqtë e tij lojal ndaj regjimit.