Zyrtarja e AAK-së: Rreth 2 mijë euro i harxhuan Kurti dhe Bislimi për dy ditë në Bruksel

Teuta Haxhiu

Zyrtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu, ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe zëvendësi i tij Besnik Bislimi, kanë harxhuar dy mijë euro në vizitën dy ditore në Bruksel.

VIDEO:

Haxhiu thotë se kjo shumë është mjaft e madhe dhe se shprehet e bindur se qeveria Kurti do të bëjë shumë autogola.

“Rreth 2000 € të taksapaguesëve kosovarë është shuma që Albin Kurti dhe Besnik Bislimi i kanë harxhuar vetëm për dy ditë në Bruksel. Natyrisht për akomodim, udhëtim e mëditje( të cilat këta të VV gjithmonë i kanë pas pikë të dobët veçse opozitarizmi iu ka lejuar që topin ta gjuajnë te qeveria”, ka shkruar ajo.

Shkrimi i plotë:

Rreth 2000 € të taksapaguesëve kosovarë është shuma që Albin Kurti dhe Besnik Bislimi i kanë harxhuar vetëm për dy ditë në Bruksel. Natyrisht për akomodim, udhëtim e mëditje( të cilat këta të VV gjithmonë i kanë pas pikë të dobët veçse opozitarizmi iu ka lejuar që topin ta gjuajnë te qeveria.

Tashmë veç sa kan filluar me autogola, që do të jenë të panumërta. Ama vërtetë shumë e madhe, apo jo?

I mbetet zt. Bislimi që me një “përllogaritje” të shpejt të kalkuloi se sa kifle do të paguheshin me këto mjete për nxënësit tonë!