Zyrtarja e OBSH-së në Kosovë: E domosdoshme të përforcohen masat anti-COVID

Isme Humolli

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë tha se është e domosdoshme të përforcohen masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

VIDEO:

Humolli shtoi se nuk beson se do ketë mbyllje totale të vendit.

“Mbyllje totale se si ka qenë në fillim të pandemisë kur nuk u dike as virusi nuk besoj që do ketë por është e domosdoshme të përforcohen masat”, tha Humolli në RTV 21.

Humolli, bëri të ditur se vaksinat antiCOVID i jepen personave që nuk janë të infektuar me virus.

Sipas saj, pas marrjes së vaksinës qytetarët mund ta vazhdojnë jetën normalisht, sikurse para marrjes së saj.

Por Humolli tha se preferohet që pas marrjes së vaksinës antiCOVID të pihet ujë me tepër.