Zyrtarja shtatzënë për një orë mbeti e ngujuar në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë

Një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar për më shumë se një orë në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë,

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Nysret Arifi.

VIDEO:

“Rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku një zyrtare shtatzënë ka mbetur e ngujuar në ashensor për më shumë se një orë, u dasht me ardhë zjarrfikësit dhe ndihmën e shpejtë”, pohoi ai.

Siç bëri të ditur Arifi, zjarrfikësit kanë thyer murin në mënyrë që të nxirret zyrtarja e bllokuar. /Telegrafi/

 

The post Zyrtarja shtatzënë për një orë mbeti e ngujuar në ashensorin e Pallatit të Drejtësisë në Prishtinë appeared first on Telegrafi.